Thaçi: Presidenti i ri i Kosovës, përmes votës së popullit

02/04/2015 00:00

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se preferon që Presidenti i ardhshëm i Kosovës të bëhet përmes votës së popullit.

Hashim Thaçi, i cili sipas marrëveshjes së koalicionit në 2016-n pritet të bëhet President i vendit, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë një fushatë për ta shpalosur platformën e tij për të parin e vendit.

“Ne nuk mund të shpikim President, por për qytetarët duhet të jetë e qartë se kush duhet të jetë President, që në asnjë mënyrë të mos i befasojmë qytetarët apo deputetët me idetë tona ‘ad hoc’”, tha Thaçi për një media kosovare.

Top Channel