Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, zhvillohet debati mes liderëve politikë

03/04/2015 00:00

Shtatë udhëheqësit kryesorë të partive politike në Britani zhvilluan të enjten në mbrëmje debatin më të madh për nga formati në historinë politike në vend, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 majit.

Sipas sondazheve, pas këtij debati televiziv rezultoi se asnjë nga udhëheqësit politikë nuk ishte fitues i qartë i tij.

Rezultati i katër sondazheve në përfundim të debatit konfirmoi se përse zgjedhjet e ardhshme për të drejtuar një vend si Britania e Madhe, me një ekonomi me vlerë prej 2.8 trilionë dollarë, konsiderohen nga analistët si zgjedhjet më të vështira që nga vitet ‘70, për t’u parashikuar për nga ngushtësia e rezultatit.

Duket se udhëheqësit e nacionalistëve skocezë dhe euroskeptikëve të partisë antievropiane dolën më mirë në këtë përballje televzive me një format të ri, ku shtatë udhëheqësit  ishin përballë një audiencë elektorale.

Ndërkohë, në një sondazh tjetër qetësues për partinë e kryeminstrit sugjerohej se 40 për qind e votuesve të pyteur mendonin se kryeministri Cameron ishte më i aftë për të drejtuar vendin krahasuar me 28 për qind për udhëheqësin e laburistëve Ed Miliband, ndërkohë që një sondanzh i kryer nga gazeta “The Guardian” nxirrte Miliband me një pikë përpara kryeminstrit aktual.

E zhvilluar në ambjentet e një ish-fabrike ushqimore në afërsi të qytetit të Mançesterit, qytetit të dytë më të mdh në Britani, në debat çështjet e ngrituara më shumë ishin për ekonominë, shërbimin shëndetësor dhe çështja e emigracionit përpara një audience relativisht të qetë, me përjashtim të një rasti dramatik kur një vajzë u ngrit dhe ndërpreu kryeministrin për t’u ankuar për numrin e njerëzve të pastrehë që flenë nëpër rrugë.

Nacionalistët skocezë, që duket se do të fshijnë nga harta politike laburistët në Skoci dhe euroskeptikët që duket se do marrin votat e së djathtës dhe do pengojnë partinë konservatore të kryeministrit Cameorn për të rimarrë pushtetin, duket se mbeten partitë që do të përcaktojnë se cila do të drejtojë Britaninë në katër vitet e ardhshme, një vend që ka dalë nga reçesioni ekonomik i viteve të fundit, që ka përfshirë kontinentin evropian dhe eurozonën.

Top Channel