Interneti ka reduktuar aktivitetin seksual

03/04/2015 00:00

Interneti ka shkurtuar distancat dhe ka transformuar jetën e njeriut, por në të njëjtën kohë ka përkeqësuar jetën seksuale të çifteve.

Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, webi ka bërë që të bjerë me 20 për qind frekuenca e marrëdhënieve mes çifteve britanike.

Sipas volumit “Seksi në shifra” të David Spiegelhalter, docent në Universitetin e Kembrixhit, shifra mesatare e marrëdhënieve seksuale ka rënë nga 5 në 4 mes viteve 2000 dhe 2010, me rritjen e shtrirjes së internetit dhe sidomos të tabletave dhe telefonëve smart.

Top Channel