Ajo është një femër të cilën të gjithë meshkujt do të donin ta kishin pranë. Dhe prezantuesi Jimmy Kimmel arriti ta bënte këtë kur në shfaqjen e tij kur apeloi për bamirësi.

Rihanna e pranoi ftesën për të marrë pjesë në talk show ditën e mërkurë dhe Jimmy përfitoi nga rasti për ta ftuar këngëtaren në sfidën e karameles së gjatë.

Dhe këngëtarja nuk u tërhoq, por avancoi duke ngrënë karamelen derisa arriti fare pranë fytyrës së Kimmel, i cili nga ana e tij u tregua një ‘gentleman’ i vërtetë.

Sfida në fjalë, e njohur ndryshe si “Twizzler Challenge”, është në një farë mënyre e ngjashme me atë të “Ice Bucket Challenge”, që u përdor gjithashtu për të mbledhur fonde për bamirësi për fëmijët e sëmurë nga autizmi.

Top Channel