Marinari mbijeton 66 ditë në mes të detit

03/04/2015 00:00

Një marinar që kishte mbetur në mëshirë të dallgëve është shpëtuar pas 66 ditëve të kaluara në mes të detit.

37-vjeçari Louis Jordan kishte arritur të mbijetonte duke ngrënë vetëm peshk të gjallë dhe duke pirë ujë shiu.

Jordan u gjet rastësisht nga një anije çisternë gjermane që kaloi pranë tij 200 milje larg brigjeve të Karolinës Veriore.

Familja e kishte raportuar të zhdukur në fund të janarit dhe kur i ati e takoi, fjalët e para që i tha ishin: “Mendova se të humba përgjithmonë”.

Top Channel