Shërbimet te Trauma, instalohet skaneri i ri; së shpejti edhe rezonanca

03/04/2015 00:00

Në Spitalin Universitar të Traumës është instaluar një skaner i ri dhe
brenda muajit qershor pritet te instalohet dhe rezonanca magnetike, të
cilat pritet të përmirësojnë ndjeshëm shërbimn shëndetësor në këtë
spital, i cili përballon pothuajse të gjithë pacientet që dëmtohen në
aksidente apo ngjarje kriminale.

“Eshtë një ndihmë e madhe, në radhë të parë për pacientët që vijnë këtu. Ky skaner, për mundësitë që ofron dhe për personelin e kualifikuar që është këtu do t’i shtohet edhe mundësive që ne i ofrojmë qytetarëve shqiptarë që duan që edhe nga lista e pritjes të bëjnë ekzaminime normale imazherie. Besoj, që brenda qershorit do të vëmë në punë edhe rezonancën manjetike”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ne Laboratorin e Spitalit te Traumes, tanime kryhen te gjitha llojet e analizave dhe asnje mjek, sipas drejtorit te ketij spitali, nuk duhet t’i drejtoje me pacientet drejt laboratoreve private. Po keshtu nuk mungojne më medikamentet.

Ne Spitalin Univeristar te Traumes eshte instaluar se fundmi edhe Telemedicina, e cila sjell përmirësim, jo vetem per pacientet, te cileve u ofrohet sherbim shendetsor ne kohe te shpejte, por dhe per te reduktuar sadopak fluksin e madh te punes ne kete spital.

Top Channel