Prostitutat australiane mbrojnë profesionin e tyre

03/04/2015 00:00

Dhjetra-qindra femra australiane që kanë zgjedhur prostitucionin për të siguruar një jetë më të mirë, kanë dalë në mbrojtje të ‘zanatit’ të tyre.

Përmes një nisme në rrjetet sociale me hashtag-un, “Faceofprostitution” ato publikojnë imazhe të vetes dhe rrëfejnë se kanë zgjedhur vetë këtë rrugë dhe nuk janë të penduara për këtë.

Gjithçka nisi prej 21-vjeçares Tilly Lawless, e diplomuar në histori. 21-vjeçarja iu kundërpërgjigj një shkrimi të publikuar në blogun e një reviste të njohur në Australi, që e përgjithësonte prostitucionin si të dëmshëm për shoqërinë dhe vetë punonjëset e këtij sektori.

Menjëherë pas kësaj, kryetarja e Shoqatës së Punonjëseve të Seksit në Australi, Scarlet Alliance mori në telefon Tilly-n duke e pyetur nëse ishte e vendosur për të publikuar hashtag-un të shoqëruar me foto edhe në rrjetet e tjera sociale.

Kaq mjaftoi dhe menjëherë, kryesisht në Tëitter qindra-mijëra prostituta iu bashkuan nismës dhe publikuan foto të tyre.

“U habita shumë sepse punonjëset e seksit rrallë shihen si persona, si individë. Shumë përflitet dhe shumë e kanë pranuar për një rreth të ngushtë miqsh, por të publikosh foto në rrjetet sociale….është e fuqishme, shumë e fuqishme”, thotë Tilly, nismëtarja e kësaj fushate.

Synimi i fushatës është ndërgjegjësimi i shoqërisë australiane se prostitucioni nuk është ajo që shpesh u propagandohet, me vajza të dhunuara, sidomos nga Europa Lindore.

“Ne e kemi zgjedhur vetë këtë profesion dhe realiteti ynë është krejt ndryshe nga ai i vajzave të trafikuara”, thotë Tilly.

Në Australi prostitucioni është i ligjshëm, me një diferencë të vogël mes lindjes dhe perëndimit. Në lindje lejohen shtëpitë publike, ndërkohë që në perëndim, pavarësisht se prostitucioni është i ligjshëm, nuk lejohen shtëpitë publike dhe aktiviteti nuk është i rregulluar me ligj.

Top Channel