Bie nga dritarja duke luajtur Playstation, Argjentina humb titullin

03/04/2015 00:00

Mbajeni mend këtë emër: Thomas Conechny. Është një nga talentet më premtues të Argjentinës, luan me të rinjtë e San Lorenzos dhe është titullar në kombëtaren e Argjentinës U-17. Pas disa vitesh me siguri do e dëgjoni sërish, ndoshta duke luajtur për klubet më të mëdha europiane.

Por, për momentin, ai është bërë i famshëm për një motiv qesharak. 17-vjeçari, pasi shënoi 5 gola në 6 ndeshje në kampionatin Sudamericano të grupmoshave, nuk zbriti në fushë në ndeshjen përcaktuese ndaj Ekuadorit. Argjentina barazoi 0-0 dhe titulli shkoi për Brazilin.

Çfarë ndodhi? Thomas ishte në dhomën e hotelit me disa shokë skuadre duke luajtur Playstation, kur i riu ra nga dritarja dhe pësoi shembje në disa pjesë të trupit. Rezultati: nuk ishte në gjendje të luante futboll ditën tjetër.

Ja si e shpjegon ai vetë incidentin: “Po luaja Playstation dhe isha i mbështetur në dritare, kur papritur rashë. Fatmirësisht ishim në kat të parë.”

Top Channel