Justin Bieber: Selena është muza ime

03/04/2015 00:00

Edhe pse janë ndarë përfundimisht, Justin Bieber nuk e ka harruar ish të dashurën e tij Selena Gomez. Këngëtari i ri ka zbuluar se ka qenë pikërisht Selena frymëzimi i albumit të tij të ri.

21-vjeçari tha: “Frymëzimi më i madh ka ardhur nga Selena.“

Romanca e Justin dhe Selena u bë publike për herë të parë në dhjetor të vitit 2010, në kohën kur çifti ishte në hapat e para të famës.

“Ishte një marrëdhënie e gjatë që ka pasur lëndime dhe lumturi. Kanë qenë emocione të mëdha për të cilat kam dashur të shkruaj“, shpjegon Justin.

Top Channel