Shqipëria renditet e treta ndër destinacionet kryesore për sezonin turistik veror 2015.

Revista prestigjioze franceze “L’Express” e përshkruan Shqipërinë si vend me plazhe të bukura si Greqia, me liqene dhe male si Zvicra, si dhe fshatra të futur në listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Revista shton më tej se Riviera e mrekullueshme, çmimet e favorshme dhe hotelet mikpritëse janë ndër arsyet shumë të mira, që turistët t’i drejtohen vendit tonë për të kaluar pushimet e tyre.

* Ajo, padyshim që mund të quhet një nga rastet më të çuditshme, por njëkohësisht edhe fatlume, që të mbush me shpresë, dëshirë për jetën dhe për të përballuar çdo sfidë dhe betejë me sëmundjen.

Candice Marie Fox u trondit, kur i thanë se i kanë mbetur vetëm 5 muaj jetë, si paosjë e kancerit të tiroides. Ajo nuk pranoi të bënte kimioterapi, por vendosi të riorganizonte jetën e saj.

Ajo konsumonte 3 ananas në ditë, dhjetëra limonë, mollë, kivi dhe banane. Duke bërë këtë, ajo largoi mishin, pijet alkoolike dhe bashkëshortin e saj

 Siç transmeton “The Mirror”, brenda 6 muajve kanceri në gradën e katërt ishte zhdukur. Mjekët janë mahnitur dhe, njëkohësisht habitur, teksa kanë konfirmuar se tani gruaja është plotësisht e paprekur nga tumori.

* Ndër lajmet më të mira në 7 ditët e fundit është padiskutim edhe fitorja e Kombëtraes së futbollit. Shqipëria, në një paraqitje shumë të mirë, mposhti Armeninë me rezultatin 2-1. Futbollistët kuqezi, megjithëse në disavantazh, rikthyen gjithçka në favorin e tyre në 15 minutat e fundit të lojës.

Ëndrra për “Europianin 2016” është shumë afër realizimit.

Top Channel