Siguria dhe shëndeti në punë, Inspektoriati i Punës takim me përfaqësuesit e kompanive

03/04/2015 00:00

Inspektoriati i Punës zhvilloi një takim informues me përfaqësuesit e kompanive më të njohura në Shqipëri për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve. Drejtori i përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, deklaroi në takim se synimi është krijimi i një mjedisi të sigurtë dhe të shëndetshëm për punonjësit që punojnë në tregun e punës në Shqipëri, i cili “është dhe qëllim i yni i përbashkët”.

Rritja e standarteve në vendet e punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për punonjësit është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare që shkon krahas objektivit të saj për rritjen e punësimit, në një ekonomi të bazuar tek produktiviteti, duke krijuar gjithnjë dhe më tepër një klimë të shëndetshme dhe të sigurt për të gjithë sipërmarrjen private, për të pasur një konkurrencë të ndershme në treg.

Top Channel