Durrës, nis rinovimi i trenave të udhëtarëve

03/04/2015 00:00

Ka nisur në Durrës rinovimi i vagonëve të transportit të udhëtarëve. Për herë të parë në dy dekadat e fundit, Hekurudhat Shqiptare vendosin të ndërhyjnë për rinovimin e trenave përmes të ardhurave të siguruara nga vetë shoqëria.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet dhe përshëndetur nismën e ndërmarrë, si dhe hartimin e logos së re të Hekurudhës Shqiptare.
 
Ministri Haxhinasto tha se po ndiqen të gjitha procedurat për dhënien me koncencion të disa segmenteve hekurudhore, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së stacionit hekurudhor të Tiranës, prishja e të cilit ka ulur ndjeshëm numrin e pasagjerëve.

Më tej, ministri ndau dhe pritshmëritë për investime në infrastrukturën shqiptare nga gjigandi kinez i ndërtimit “China Pacific Construction Group”.
 

Top Channel