Topi në Pogradec: PD-ja nuk e mori mundimin të bënte ftesë për koalicion

03/04/2015 00:00

Pas koalicionit me të majtën, kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka folur për këtë vendim të marrë duke pohuar se vendosën të respektojnë dhe vlerësojnë kërkesën e bërë publikisht nga kryemistri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i FRD-së, nuk ka lënë pa kritikuar edhe opozitën, sipas të cilit, e ashtuquajtura Parti Demokratike, nuk e mori mundimin të bënte ftesë për koalicion. Topi ka theksuar se partia që ai përfaqëson punon me parime dhe jo për interesa personale, ndërsa i ka quajtur të neveritshme partitë që bëjnë koalicione për pazare.

Nga ana tjetër, nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Oketa, ka theksuar se aktualisht kjo parti është në fillimet e koalicionit me Partinë Socialiste, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe përjashtimin e FRD-së nga Partia Demokratike në Korçë pa asnjë bazë.

Këto deklarata, përfaqësuesit e Partisë së Frymës së Re Demokratike i kanë dhënë gjatë një takimi me strukturat e saj në Pogradec, ku është votuar kreu i kësaj partie. Me votat e anëtarëve u zgjodh Ilia Gusho.

Top Channel