Dinakëria është femër

03/04/2015 00:00

Futbollistet e Notts County në Angli u bënë protagoniste të ekzekutimit të një skeme gjeniale, që s’është parë as në futbollin e meshkujve.

Skema ‘që peshkoi’ koleget e tyre të Arsenalit u zbatua me përpikmëri nga tre lojtare. E para e orientuar drejt portës merr vrull dhe në momentin që duhej të godiste, njëra prej kolegeve të saj bën një hap përpara.

E gjithë kjo krijon përshtypjen se mes dy vajzave ndodhi një keqkuptim. Pikërisht në këtë moment, kur vigjilenca e kundërshtareve bie disi, futbollistja e vendosur pranë topit e prek lehtë atë duke nxjerrë të lirë lojtaren e tretë. Kjo e fundit godet saktë dhe topi përfundon në rrjetë.

Top Channel