Ancelotti: Në Itali rikthehem vetëm për Milanin

03/04/2015 00:00

Carlo Ancelotti, trajneri italian i Realit të Madridit, i ka lënë të hapura mundësitë për një rikthim të mundshëm në Serinë A, por ai thotë se këtë do ta bënte vetëm për stolin e Milanit.

55-vjeçari e ka shprehur edhe më parë se me kuqezinjtë ka kaluar një periudhë të shkëlqyer në karrierën e tij, madje ai ka thënë se trofetë e fituar me Milanin kanë qenë më ‘të bukur’ se ata të fituar me madrilenët.

Ancelotti foli për mediat italiane tha se kuqezinjtë zënë një vend të veçantë në zemrën e tij, ndaj rikthimi në Milanello nuk mund të përjashtohet si mundësi. Gjithsesi për Carlo-n pyetja se ku e shikon të ardhmen nuk i bën më përshtypje, pasi siç tregon në intervistën për “Canale 5”, prej 20 vitesh ai vazhdimisht pyetet se ku do të jetë gushtin e ardhshëm dhe përgjigja në këtë rast është e prerë: Asgjë nuk ka ndryshuar, ç’ka nënkupton se Reali do të vazhdojë me Ancelotti-n në stol edhe sezonin e ardhshëm.

Top Channel