Angli, arrestohen 6 persona, dyshohen për lidhje me ISIS

04/04/2015 00:00

Gjashtë persona janë arrestuar në Angli gjatë së premtes pasi dyshohen se kanë lidhje me ISIS në Siri, ka bërë të ditur policia britanike.

“Pesë burra dhe një grua u arrestuan gjatë orëve të mbrëmjes në Dover, pranë portit Kent”, ka shkruar policia britanike në “Twitter”.

Policia është duke vazhduar operacioni dhe po kryen kontrolle në disa banesa në Birmingham. Të dyshuarit janë marrë në pyetje në një stacion policie në West Midlands.

Top Channel