Masters Miami, finale Murray-Djokovic

04/04/2015 00:00

Skocezi Andy Murray dhe serbi Novak Djokovic janë finalistët e Mastersit të Majemit në tenis.

Murray mundi çekun Tomas Berdych në dy sete (6-4 dhe 6-4) në 1 orë e 43 minuta lojë, ndërsa Djokovic mposhti amerikanin John Isner me rezultatin 7-6 dhe 6-2.

Andy Murray ende nuk ka fituar asnjë titull këtë vit dhe shpreson që të dielën të fitojë për herë të tretë në karrierë Mastersin e Majemit, të cilin më parë e ka fituar në vitet 2009 dhe 2013.

Top Channel