Dëmet në Marinzë, KSHH: Mund të ishin parandaluar, të merren masa

04/04/2015 00:00

Ndërkohë që në terren ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve që u
shkaktuan nga shpërthimi i dy puseve të naftës në Marinzë të Fierit,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka apeluar ndaj institucioneve shtetërore
për marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Në një reagim të KSHH-së, thuhet se ngjarjet në Marinzë mund të ishin parandaluar, pasi institucionet përkatëse ishin paralajmëruar për situatën në këtë zonë. “Në tetor të vitit të kaluar, mbështetur në ankesat e banorëve të zonës, dërguam në Marinzë një grup vëzhguesish për të analizuar situatën. Të gjitha shqetësimet ua kemi adresuar zyrtarisht institucioneve përkatëse”, ka theksuar KSHH.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që “institucionet përgjegjëse shtetërore të marrin masat e nevojshme për të normalizuar situatën dhe për të mos u përsëritur ngjarje të tilla, si dhe të detyrojnë subjektet fajtorë të zhdëmtojnë banorët e dëmtuar e të kthejnë mjedisin në gjendje normale”.

Top Channel