Lindsay Lohan nuk heq dorë nga “Photoshop”-i

04/04/2015 00:00

Aktores Lindsay Lohan i është dashur të përballet sërish me shumë kritika për shkak të një fotografie, ku shfaqet me belin më të hollë se zakonisht.

Nuk është hera e parë që aktorja akuzohet për përdorimin e “Photoshop”-it në fotografitë e saj, por kësaj radhe, edhe pse e ka fshirë menjëherë postimin nga rrjeti social Twitter, ndjekësit kanë arritur ta ruajnë dhe ta shëprndajnë atë.

Në fotografinë e publikuar, Lindsay Lohan ka pozuar përpara shkallëve duke treguar belin e hollë, por një parregullsi vihet re tek shkallët, duke bërë të mendohet se është përdorur Photoshop-i.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel