Seria A, Roma mund Napolin dhe ruan vendin e dytë
04/04/2015 00:00
Roma ka mundur me rezultatin 1-0 Napolin në ndeshjen e parë të javës së 29 të Serisë A. Goli i fitores për skuadrën e drejtuar nga Rudi Garcia u shënua nga mesfushori Miralem Pjanic në minutën e 25.
Me këtë fitore, Roma përforcon pozitat në vendin e dytë të klasifikimit me 56 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vend të pestë, me 47 pikë.
Sot luhen edhe të gjitha ndeshjet e tjera të Serisë A:
Atalanta – Torino
Cagliari – Lazio
Genoa – Udinese
Inter – Parma
Palermo – AC Milan
Sassuolo – Chievo
Verona – Cesena
Fiorentina – Sampdoria
Juventus – Empoli
Top Channel