Prokuroria apelon pafajësinë e Frrokut. Bashkëshortja e komisarit të vrarë: Nuk do të dorëzohem kurrë

04/04/2015 00:00

“Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje, por unë jam këtu pasi jeta
ime nuk ka përfunduar ende dhe herët a vonë do vijë dhe dita ime e
fitores, sepse une nuk dorëzohem kurrë”.

Ky eshte reagimi ne rrjetin social Facebook i Anila Lamajt, bashkeshortes së kryekomisarit te ndjere Dritan Lamaj, nje dite pasi Gjykata e Krimeve te Renda dha pafajesine per shtetasin Arben Frroku.

Por, megjithe shuplaken e dhene nga gjyqesori, qe e konsideroi te pabazuar ne prova kerkesen e Prokurorise per burgim te perjetshem te Frrokut, organi i akuzes ka zgjedhur te heshte. Top Channel kontaktoi me Zyren e Shtypit te Prokurorisë së Pergjithshme, per te mesuar nje version zyrtar, nese eshte zhvilluar apo jo nje analize e mundshme pas deshtimit te akuzes ne gjykate dhe nese ka nje koment Prokuroria per kete vendim, por pergjigjja ishte: ‘S’kemi koment’.

Nderkohe, ne rruge jo zyrtare prokuroret e çeshtjes komentuan vendimin e gjykates duke u shprehur se gjykata ka interpretuar ne menyre te njeanshme provat e marra gjate hetimit, pasi tre kamerat e sigurise sipas prokuroreve nuk shfaqin te gjithe zonen te mbuluar e per pasoje edhe gjykata aludon, thote akuza, kur shprehet se deshmitari ka mberritur me vonese.

Por, ndersa gjate javes qe vjen Prokuroria do t’i drejtohet shkalles se dyte me apelim, duke u mbeshtetur tek deshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.
 
Ky rrefim qe deklaroi Frrokun si autor te krimit cilesohet si kontradiktor. Kjo, sepse nga gjykata, pamjet e sigurise tregojne se Ndoka mberrin ne vendngjarje kater minuta pas vrasjes se Lamajt. Arben Ndoka, thote Prokuroria, do te vijoje te jete deshmitar i mbrojtur , pavaresisht vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare.

Top Channel