Tiranë, zjarr në një pallat pranë Ambasadës Amerikane

04/04/2015 00:00

Një zjarr ka përfshirë hyrjen e një pallati pranë “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, e konkretisht përballë Ambasadës Amerikane.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kane izoluar hyrje-daljet, në mënyrë që të ndërhynin për të shuar flaket.

Brenda pak minutash situata është vendosur nën kontroll dhe flakët janë neutralizuar, pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale në pallat. Policia thotë se nuk ka ende një pistë të qartë për shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht besohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Top Channel