Socialistët kanë ftuar demokratët të përfshijnë në procesin e dekriminalizimit, edhe krimin e korrupsionit.

Për këtë akuzë thanë socialistet, Sekretari i Përgjithshem i Demokrateve Arben Ristani eshte denuar me 5 muaj burg.

Kjo do te ishte sipas partise me te madhe ne pushtet, prova se demokratet e kane seriozisht dekriminalizimin.

“I kërkojmë Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, të dëshmojnë gatishmëri për adresimin e çështjes së personave me rekorde kriminale që mbajnë pozicione publike. I kërkojmë PD-së dhe grupit të saj, që të shprehin publikisht qëndrimin e tyre, për rastin e Arben Ristanit, person i dënuar në Shqipëri. PD, nëse seriozisht është e angazhuar në procesin e dekriminalizimit, duhet të shprehet pa vonesë për këtë rast flagrant”, u shpreh Ulsi Malja deputet socialist.

Por demokratet reguan kur, kete qendrim te socialisteve, e konsideruan shpifje te ulet dhe kundershtim te Edi Rames te procesit te pastrimit te politikes nga te inkriminuarit.

“Edi Rama u shfaq sot sërish kundër dekriminalizimit, duke i shtuar avokatisë së tij për inkriminimin edhe shpifje të ulëta. Partia Demokratike nuk pret që Edi Rama, i cili u hapi banditëve, tutorëve e vrasësve të jetë në favor të dekriminalizimit. Ne nuk presim që Edi Rama të jetë në favor të interesit jetik të vendit që është çlirimi i politikës dhe zyrave nga të inkriminuarit”, tha Fatbardh Kadilli.

Top Channel