150 mijë paund për t’i ngjarë Shakespeare

04/04/2015 00:00

Në botë sa vjen dhe po shtohet numri i atyre që u nënshtrohet operacioneve estetike.

Përveç faktit se shumë njerëz kërkojnë të rregullojnë ato që i shohin si deformime në trupin e tyre, po vihet re tendenca e transformimit total të pamjes nëpërmjet plastikës.

Pas Jordan James, djalit që harxhoi 100 mijë dollarë për t’u dukur si idhulli i tij Kim Kardashian, një shkrimtar kinez ka shpenzuar 151 mijë paund për t’u dukur si William Shakespeare.

Fansi ka bërë 6 operacione për të realizuar një ngjashmëri të çuditshme  me idhullin e tij të botës letrare.

Top Channel