Edhe Skënderbeu bie në Laç, Kukësi merr kryesimin

04/04/2015 00:00

Kukësi ngjitet sërish në krye të klasifikimit në kategorinë superiore. Në “Elbasan Arena”, skuadra e Artim Shaqiri shkatërroi skuadrën vendase të Elbasanit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0.

Ishte një ndeshje të cilën skuadra verilindore e ktheu në një seancë stërvitore dhe tashmë e sheh veten me 61 pikë. Kukësi e mori avantazhin në këtë ndeshje që në minutën e 9 me Jefferson, ndërsa Pejiç në të 39 minutë dyfishoi shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë Kukësi shënoi edhe 2 herë të tjera. Në minutën e 47, Pejiç, nga pika e bardhë e 11 metërshit i coi shifrat në 3-0, gol ky i 24 për të në këtë sezon të superiores ndërkohë që vulosi shifrat në 4-0 për Kukësin, Erjon Dushku pas një goditje këndi.

Skënderbeu u dorëzua në Laç ku u mund 1-0 edhe pse ishte në superioritet numerik. Sefgjini me një goditje dënimi ishte heroi për Laçin duke shënuar golin e fitores për këtë skuadër që arrin në kuotën e 53 pikëve. Skënderbeu nuk arriti të cante mbrojtjen e vendasve edhe pse ishte në superioritet numerik. Sheta në minutën e 11 dhe Cela në të 80 ishin të ndëshkuarit për Lacin që mesa duket nuk e ndjenë farë këtë penalizim. Në minutat e fundit edhe skënderbeu pa të mbetej me një futbollist më pak pasi Nimaga mori edhe kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq.

Partizani dhe Tirana fituan ndeshjet e tyre respektive me Apoloninë dhe Flamurtarin duke e ndezur akoma më shumë rivalitetin për titullin në superiore. Në “Qemal Stafa”, Partizani iu imponua Apolonisë me rezultatin e ngushtë 1-0 me të Kuqtë që e shohin veten vetëm 2 pikë pas Kukësit dhe 1 më pak se Sskënderbeu. Për të besuarit e Shpëtim Duros mjaftoi goli i Raçiç i shënuar në pjesën e dytë për të marrë këto 3 pikë të rëndësishme.

Tirana arriti të thyejë në Vlorë, Flamurtarin me rezultatin 2-1 duke arritur në 57 pikë. Muça i dha avantazhin skuadrës kryeqytetase që në minutën e 2 të sfidës. Flamurtari barazoi në të 47 me Bregun. Por ky ekuilibër në rezultat zgjati shumë pak pasi Bushiç shënoi për të dytën herë në portën e Ilion Likës duke i dhënë një fitore me vlera skuadrës bardheblu.

Vllaznia mundi Teutën 1-0 dhe tashmë duket se e ka siguruar mbijetesën në Kategorinë superiore. në loro Borici, skuadra shkodrane e mbylli sfidën me atë durrsake me rezultatin e ngushtë 1-0. Portieri i Teutës, Rizvani ishte ai që vendosi fatin e këtij takimi me gabimin e bërë në minutën e fundit të pjesës së parë pas një rrëmuje në zonën e skuadrës durrsake të krijuar nga Shtubina.

Top Channel