Inter-Parma përfundon në barazim, Andi Lila shënon supergol

04/04/2015 00:00

Mund të jetë pa vlera për skuadrën e Parmës pika e marrë në Milano në barazimin 1-1 ndaj Interit, por për Andi Lilën ky ishte goli i tij i dytë me fanelën e skuadrës italiane.

Futbollisti i kombëtares shqiptare shënoi një supergol me kokë në minutën e 44 të takimit, duke barazuar rezultatin në 1-1, pasi më herët për zikaltërit kishte shënuar Guarin.

Fatkeqësia është se gëzimi prej golit të shënuar nga Lila shoqërhet me një lajm të hidhur. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua sërish dhe në pushim të takimit u zëvendësua.

Parma ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit në Serinë A, më shumë prej faktorëve jashtë fushës së blertë që kanë tronditur financat e këtij klubi.  

Top Channel