Shpërthimet në Marinzë, “Bankers”: Do kompensojmë banorët

04/04/2015 00:00

“Bankers Petroleum” angazhohet të kompensojë të gjithë banorët e prekur nga shpërthimet e gazit në fshatin Marinzë të Fierit.

Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, kompania “angazhohet të kompensojë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë banorët e prekur nga ngjarjet e kësaj jave.”

“Një komision i përbashkët me përfaqësues nga Komuna Kuman, Prefektura e Fierit dhe kompania Bankers, me asistencë nga ekspertë teknikë të Qarkut Fier, ka filluar punën për përllogaritjen e dëmeve në pronat publike dhe private”, thuhet në komunikatë.

Kompania thotë se ka përfunduar me sukes operacioni për çimentimin dhe izolimin e zonës përreth pusit që nxorri dioksid karboni ditën e mërkurë.

Top Channel