Vigjilja e Pashkëve, Papa Françesku: Të futemi tek e mistershmja, të dëgjojmë heshtjen…

05/04/2015 00:00

“Të futemi tek e mistershmja”, të jemi ende “të aftë për të mrekulluar” dhe të aftë për “të dëgjuar heshtjen”.

Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë vigjiljes së Pashkës, duke shtuar se “futja në misteriozen na kërkon të mos kemi frikë nga realiteti. Të mos mbyllemi në vetvete, të mos arratisemi nga gjërat që nuk i kuptojmë, të mos mbyllim sytë përpara problemeve, të mos i mohojmë ato dhe të mos shmangim pyetjet”.

Papa ka ftuar besimtarët “të kërkojnë mënyra të qarta dhe një përgjigje aspak banale ndaj pyetjeve që vendosin në krizë besimin tonë, besnikërinë tonë dhe arsyeshmërinë tonë”, tha ndër të tjera Papa gjatë meshës së mesnatës në Romë.

Ati i Shenjtë zgjodhi të bënte një predikim kryesisht meditues, mes reflektimeve dhe lutjeve, si dhe i ka dedikuar shumë hapësirë faktit se çfarë nënkupton “futja në të mistershmen”. Ai ka marrë shtysën prej dëshirave të grave, mëngjesin pas vdekjes së Jezusit, për të hyrë në varrin e tij dhe për t’u përfshirë në ndienjat e dyshimit dhe hezitimit që e rigjallëruan atë.

“Hyni në varr. Na bën mirë – komentoi Papa Françesku, – në këtë natë vigjiljeje, le të ndalemi e të reflektojmë për eksperiencën e dishepujve të Jezusit, që na sfidojnë edhe neve. Pikërisht për këtë jemi këtu efektivisht, për të hyrë në të mistershmen, të cilën Zoti realizoi me dashurinë e tij.

Gjatë meshës së mesnatës, Papa pagëzoi 6 gra dhe 4 burra, të gjithë të rritur, të moshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme. Më e reja ishte një vajzë nga Kamboxhia, e lindur në 2002-shin, ndërsa më e vjetra një grua nga Kenia, e lindur në 1948. Katër prej tyre ishin italianë, 3 shqiptarë, dhe një portugeze, veç tyre.

Tre shqiptarët fatlumë janë Entela Hyseni, e lindur në Shqipëri më 1980; Vjollca Muhaj, sërish në Shqipëri më 1959, si dhe Ervin Shehu, i datëlindjes 1983.

Top Channel