Tiranë, automjeti përplas dy gra. Humb jetën e moshuara

05/04/2015 00:00

Një e moshuar humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik, ndërsa një tjetër kalimtare u plagos rëndë.

Një mjet tip Audi, me targa AA 917 EE u përfshi në një aksident, në rrethana ende të pasqaruara mirë nga policia.

Rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, në rrugën përgjatë Lanës, në afërsi të “Shallvareve”, automjeti përfundoi në Lanë, duke u përpjekur të shmangte goditjen e dy kalimtareve.

Dy gra në moshë u përplasën gjatë tentativës së daljes nga rruga të Audit. Ato u dërguan me urgjencë në spital, por njëra prej tyre, e cila i kishte kaluar të 70-at, pavarësisht se iu nënshtrua ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale, nuk mundi dot të mbijetojë, për shkak të plagëve të rënda të marra.

Top Channel