Pashkët në Shkodër, Massafra: Reflektim për paqe e dashuri

05/04/2015 00:00

Edhe në Shkodër, besimtarët katolikë kanë kremtuar festën e Pashkëve.

Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve të krishtërë me këtë rast e vuri theksin te rëndësia e kësaj dite, por edhe te reflektimi, që duhet të bëjë çdo person në shërbim të paqes dhe dashurisë.

Kremtimi i Pashkëve ka vazhduar me meshën e mesnatës në Katedralen e qytetit, ku me qindra qytetarë morën pjesë.

Ndërkohë, drejtuesit e pushtetit lokal dhe përfaqësuesit e besimeve të ndryshme kanë zhvilluar vizita dhe kanë uruar drejtuesit dhe besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Top Channel