Mbetjet spitalore, gjoba për dy firma. Masa edhe për disa klinika

05/04/2015 00:00

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektim përsa i përket mbetjeve spitalore në 35 spitale, në dhjetëra Qendra Shëndetësore dhe klinika publike e private në vend.

Pas inspektimit janë marrë masa administrative për një pjesë të madhe të klinikave. Në deklaratë saktësohet se, ndaj dy firmave, të cilat kanë për detyrë të merren me evadimin e mbetjeve spitalore, janë vendosur gjoba me vlerë 500 deri në 1 milion lekë.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të vijojë kontrollin në të gjitha institucionet, të cilat janë prodhuese të mbetjeve spitalore.

Top Channel