“Germanwings”, përfundojnë kërkimet. Identifikimi i viktimave përmes ADN-së

05/04/2015 00:00

Autoritetet franceze e kanë përfunduar kërkimin e trupave në zonën e rrëzimit të avionit të kompanisë ‘low cost’ “Germanwings”.

Identifikimi i viktimave të episodit tragjik do të vazhdojë përmes analizave të ADN-së. Trupat janë të copëtuar dhe është shumë e vështirë që ky proces të realizohet ndryshe.

Ndërkohë ka raporte se Komisioni Europian i kishte kërkuar Berlinit në muajin nëntor forcimin e kontrolleve mbi ekuipazhin dhe flotën e avionëve.

“Wall Street Journal” e përcolli këtë lajm duke cituar burime që përmendin probleme të shtrira në kohë. Ndërkohë, sipas zëdhënësit, Dominique Fouda, Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit kishte tërhequr vëmendjen ndaj disa rastesh mos-pajtueshmërie me standardet e bllokut.

Top Channel