Pashkët në Kosovë, konvertohen e pagëzohen 7 qytetarë

05/04/2015 00:00

Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur mesha qendrore e festës së Pashkëve, e drejtuar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji, gjatë së cilës janë konvertuar 7 persona.

Imzot Dodë Gjergji, në fjalimin e tij para besimtarëve katolik, ka përmendur ikjet nga Kosova, krimin e korrupsionin. Dodë Gjergji ftoi të gjithë që të punojnë me dashuri pavarësisht padrejtësive që përjetojnë dhe që nuk kanë kushte.

Ai foli edhe për përgjegjësitë shoqërorë dhe politikë, ku tha se duhet ndryshojnë mendësinë egoiste dhe dëshirën lakmitare.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar gjithë besimtarët katolik me rastin festës së Pashkëve. “Le të na shërbejë kjo festë, për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë. Shpirti human na ka përshkuar me decenie e shekuj, ta tregojmë atë edhe sot”, thuhet në mesazhin e saj.

“Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerëzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur”, thuhet ndër të tjera në urimin e Kryeministrit Isa Mustafa.

Mesazhe urimi kanë dërguar edhe udhëheqësit e partive opozitare e të institucioneve tjera.

Top Channel