Egjipt, vritet lideri i grupit terrorist

05/04/2015 00:00

Udhëheqësi i grupit terrorist “Ajnad Misr” është vrarë nga forcat speciale egjiptiane në një apartament në Kajro gjatë se dielës. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i sigurimit egjiptian.

Hamami Mohamed Attia, 33 vjeç, i cili ishte edhe themelues i “Ajnad Misr”, prej kohësh ndiqej nga policia dhe gjatë së dielës forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën ku ai ndodhej. Pas një shkëmbimi zjarri 33-vjeçari mbeti i vrarë.

Në banesën në Giza, në perëndim të Kajros, policia gjeti eksploziv dhe armë zjarri. Anëtarë të grupit terrorist “Ajnad Misr”, apo “Ushtarët e Egjiptit, vetëm një ditë më parë vranë një polic dhe plagosën dy kalimtarë, pas një sulmi me bombë në një urë.

Top Channel