Barcelona fiton në Vigo, mban Realin 4 pikë larg

06/04/2015 00:00

Një gol i Mathieu i dha fitoren Barcelonës në transfertën ndaj Celta Vigos të dielën në mbrëmje. Ky sukses në stadiumin Balaidos bën që katalanasit ta mbajnë Realin 4 pikë larg dhe të hedhin një tjetër hap drejt titullit kampion.

Ashtu siç ndodhi edhe në “Klasike”, ishte mbrojtësi francez ai që zhbllokoi ndeshjen në një takim ku Barcelona vuajti shumë për të marrë 3 pikë.

Ishte një ndeshje jo e zakonshme për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, e cila në shumë momente e pa veten të mbyllur në zonë duke u mbrojtur nga sulmet e shumta të Celta Vigos.

Edhe një herë tjetër, ishte Gerard Pique ai që udhëhoqi mbrojtjen duke mos lejuar pësimit e golit.

Top Channel