Djokovic fiton Mastersin e Majemit, në finale mposht britanikun Murray

06/04/2015 00:00

Novak Djokovic ka fituar edhe turneun e Majemit. Në Crandon Park, tenisti serb, numri 1 i botës, mundi në finale britanikun Andy Murray në tre sete (7-6, 4-6 dhe 6-0).

Kjo është hera e pestë në karrierë që Djokovic fiton Mastersin e Majemit.

Gjithashtu, kjo është fitorja e shtatë radhazi që serbi arrin ndaj britanikut dhe titulli i 22-të Masters në karrierë.

Pas përfundimit të turneut të Majemit, tenistët do të bëhen gati për fushat me dhe’. Pas Montekarlos, Romës dhe Madridit, radha i vjen Roland Garros-it, Grand Slam-it që Rafa Nadal e ka fituar 9 herë në karrierë, ndërsa Djokovic ende nuk e ka shijuar.

Top Channel