Kinë, mbytet në liqen një familje e tërë

06/04/2015 00:00

Një familje e tërë është mbytur në një liqen artificial në jug të Kinës, në provincën e Guangdongut. Shtatë anëtarët e familjes po mundoheshin të shpëtonin një vajzë 17-vjeçare e cila kishte rënë në ujërat e liqenit.

Tragjedia ka ndodhur në qytetin Shantou.

Mësohet se anëtarët e familjes janë përpjekur të shpëtojnë vajzën, edhe pse vetë nuk dinin not mirë.

Top Channel