Përmbytje në vend, probleme në Fier dhe Durrës

06/04/2015 00:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Fier. Lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij.

Lagjet e përmbytura në Fier janë “1 Maji” dhe “Konferenca e Pezës”, ndërsa problemet janë edhe më të mëdha për shkak se nuk janë riparuar dëmet nga përmbytjet e fillimit të shkurtit.

Mësohet se si pasojë e ujit të depërtuar nëpër banesa nga fryrja e Gjanicës, janë shkaktuar dëme të shumta në objekte elektroshtëpiake.

Mbrëmjen e kaluar në Durrës, uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet 14, 17 dhe 18 si dhe në lagjen në afërsi të stacionit të trenit.

Shkak për këtë situatë është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Top Channel