ARRSH: Rrëshqet dheu në Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

06/04/2015 00:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se një rrëshqitje dheu është
regjistruar në Rrugën e Kombit, duke shkaktuar bllokimin e një korsie të
rrugës pranë fshatit Kolsh.

Autoriteti njofton se aktualisht zona është nën mbikëqyrje dhe se janë marrë masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen e sinjalistikës.

Po ashtu ARRSH sqaron se shumë shpejt do të ndërhyhet për heqjen e masës shkëmbore.

Top Channel