Daniel Craig operohet në gju

06/04/2015 00:00

Daniel Craig i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të marrë në gju gjatë xhirimeve të filmit të radhës me James Bond.

Protagonisti kryesor i filmit ka xhiruar në Meksikë, por fundjavën e kaluar i është dashur të kthehet në Nju Jork, ku mendohet se është kryer edhe operacioni.

Një zëdhënëse për studion e prodhimit ‘Eon Productions’ ka deklaruar: “Gjatë një ndërprjerjeje të planifikuar të filmit, Daniel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e marrë në gju. Ai do të rikthehet për xhirime më 22 prill.”

Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë thashethemet se aktori ka ndërprerë xhirimet e filmit për shkak të dëmtimit.

Top Channel