Fëmijët e pasur të Meksikës mburren në Instagram

06/04/2015 00:00

Çdo shtet në botë ka fëmijët e pasur të Instagramit, por në Meksikë mburrja me pasurinë e babait në rrjetin social po kalon çdo kufi të mundshëm.

Në një vend ku shumica e shtetasve jetojnë në varfëri, të rinjtë që quhen Mirreyes (Mbretërit e mi) postojnë foto me shampanjë dhe makina sportive duke treguar qartë se si e gjithë pasuria e vendit është e përqendruar në një numër të vogël personash.

Mirreyes-at i postojnë të gjitha fotot e tyre duke përdorur “hashtag”-un #mirreyes.

Ata zakonisht janë fëmijë të zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të kamur.

FOTO GALERI
1/6
Mirreyes-at festojnë me shampanja të shtrenjta

Top Channel