Reshje bore në Kosovë, por rrugët janë të kalueshme

06/04/2015 00:00

Janë rikthyer reshjet e borës në Kosovë. Bora ka mbuluar edhe Prishtinën, ndërsa rrugët janë të kalueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e mëngjesit ishin mes 1 deri 2 gradë celcius, ndërsa temperaturat më të larta gjatë ditës do të jenë mes 4 dhe 6 gradë celcius.

Temperatura të përafërta do të ketë deri në mes të javës, ndërsa në fundjavë do të ketë përmirësim të motit ku temperaturat do të ngrihen deri në 18 gradë celcius.

Top Channel