Kosovë, dherat bllokojnë rrugën magjistrale

06/04/2015 00:00

Rruga magjistrale Hani i Elezit-Prishtinë është bllokuar përsëri mesditën e së hënës, si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet përgjegjëse për largimin e dheut nga rruga ndodhen në vendin e ngjarjes.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha tha për Top Channel se qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është duke vazhduar vetëm në njërën korsi, ndërsa kompania përgjegjëse po vazhdon punën për pastrimin e rrugës.

Qarkullimi i automjeteve vetëm në njërën korsi ka bërë që të krijohen edhe kolona të vogla.

Top Channel