Në pamje të parë mund të mos duket kështu, por ky është qeni më me fat në botë, i cili pasi i shpëtoi mrekullisht pa asnjë gërvishtje një aksidenti me makinë u bë edhe me çati mbi kokë.

Qeni ngeci në pjesën e përparme të një makine. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Fenghuang në Kinën qendrore. Drejtuesi i mjetit, Zhang rrëfen se ishte duke udhëtuar me shpejtësi drejt shtëpisë së tij kur përpara i zuri rrugën një qen.

“Isha goxha shpejt dhe nuk munda të frenoj. Dëgjova përplasjen dhe mendova që qeni ose kishte ngordhur ose kishte shpëtuar, ndaj nuk ndalova por eca”, tregon ai.

Pas i kishte përshkuar dhjetra milje, Zhang dëgjon një zhurmë të çuditshme në pjesën e përparme të makinës. Ai vendos të hapë krahun dhe të ndalojë për të parë se përse bëhej fjalë. Kur sheh gjen qenin të bllokuar në kafazin e pjesës së përparme të automjetit.

“Mendova të lëviz njëherë, por pastaj ndryshova mendje dhe e lashë aty. I hipa makinës sërish dhe udhëtova drejt një veterineri pranë shtëpisë time. Aty pashë që qeni, përveç trembjes së madhe që kishte pësuar, nuk kishte asnjë dëmtim tjetër. Vendosa ta adoptoj”, thotë Zhang.

Në total, i bllokuar ashtu në pjesën e përparme të mjetit qeni përshkoi plot 360 kilometra distancë dhe sot Zhang ka një mik në shtëpinë e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel