Hyn në fuqi Kodi i ri Zgjedhor, Nishani dekreton ndryshimet

06/05/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më parë në Kuvend.

Kodi Zgjedhor hyn në fuqi, në një moment kur vendi është në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Ligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt. 

Top Channel