Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Tiranë

06/04/2015 00:00

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani po qëndron për vizitë në Tiranë ku do të takojë udhëheqësit më të lartë shtetëror të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, Hasani të martën do të takojë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, homologun e tij Bashkim Dedja, si dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Kryetari Hasani do të pritet në takim edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ku para akademikëve dhe studentëve të Fakultetit Juridik të këtij universiteti do të mbajë një ligjëratë lidhur me zhvillimet e fundit në gjyqësorin e Kosovës.

Top Channel