Kur ishin fëmijë ishin shokë të ngushtë, që ndoshta s’e kishin menduar që kur të rriteshin do të bëheshin…burrë e grua.

Christopher Dodd humbi kontaktet me Kevin, shokun e tij të fëmijërisë në moshën e adoleshencës. Pas kësaj Kevin vendos të ndryshojë dhe të bëhet “Fay”. Ai nis të marrë hormone për të shndërruar nga “ai” në “ajo” në moshën 23-vjeçare.

Iu deshën pak vite që të transformohej plotësisht në femër dhe për t’i ‘rënë në kokë’ Christopher.

“Kur e pashë Fay-n për herë të parë rashë menjëherë në dashuri me të. M’u desh ca kohë që ta kuptoja se ajo ishte miku im i fëmijërisë, Kevin, por asnjëherë nuk e pashë atë ndryshe nga një femër tjetër”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/4
Fay dhe Christopher

Top Channel