Turqi, pezullohet kampionati pas sulmit të armatosur ndaj Fenerbahçes

06/04/2015 00:00

Federata turke e Futbollit vendosi pezullimin e kampionatit të futbollit për një javë, pas sulmit me armë që iu bë të shtunën autobusit të skuadrës së Fenerbahçes.

Zëdhënësi i Federatës deklaroi se, drejtuesit e këtij institucioni ishin kundër pezullimit, por kanë pranuar dëshirën e të gjithë presidentëve të klubeve të futbollit, të cilët kanë kërkuar zbardhjen sa më shpejt të çështjes.

Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës së Fenerbahçes kanë theksuar se ekipi nuk do të dalë në fushë, deri në momentin që kriminelët të dalin para drejtësisë.

Të shtunën, pas ndeshjes me Rizesporin, një person qëlloi dy herë me çifte drejt autobusit të Fenerbahçes, nga ku mbeti i plagosur vetëm shoferi i autobusit.

Top Channel