Pasi pushtoi pjesën më të madhe të pjesës jug-lindore të vendit ditën e premte, dëbora ra sërish të hënën në këtë rajon, duke kthyer të ftohtin dimëror.

Reshjet e para ranë në qytetin e Pogradecit dhe në Qafë Plloçë, për t’u përhapur më pas në qytetin e Korçës, në Devoll dhe Ersekë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se dëbora, pavarësisht se ndodhemi në pranëverë, solli edhe uljen e temperaturave.

Megjithatë, autoritetet lokale njoftojnë se akset nacionale dhe rrugët kryesore në këtë qark janë të kalueshme dhe nuk ka pasur probleme me ngricat.

Trashësia e borës nuk i kaloi 5 cm në zonat më të larta dhe pavarësisht dendësisë, në pak orë thuajse gjithçka u kthye në normalitet dhe akulli shkriu.

Top Channel