Qeni trafikant ‘dorëzohet’

06/04/2015 00:00

Mes atyre që iu përgjigjën thirrjes së policisë braziliane në një aksion antidrogë ishte një “trafikant” aspak i zakontë.

Fotoja e një qeni “të dorëzuar” dhe  të shtrirë me këmbët lart dhe në krah të të zotit të tij po qarkullon me shpejtësi në internet.

Policia braziliane thotë se veprimi i shpëtoi jetën qenit, pasi në aksione të tilla, forcat speciale antidrogë kanë urdhër të qëllojnë kafshët që mund të sabotojnë misionin.

Në fund, pavarësisht ‘lidhjeve kriminale’ qeni u shndërrua në një ‘VIP’ në rrjetet sociale pas përhapjes me shpejtësi të fotos së shkrepur nga vetë policia braziliane.

Tashmë, me të zotin që me shumë gjasa do të qëndrojë për disa kohë pas hekurave po kërkohet një familje adoptuese për kafshën, që me famën e fituar s’do e ketë të vështirë ta gjejë një.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel